Një mjek është dhunuar këtë të shtunë për shkak të detyrës nga një familjar i një pacienti në spitalin e Shkodrës.

Mjeku kirurg Besmir Grizhaj 32- vjeç është qëlluar me grusht nga Ali Kopliku.

Kanë qenë koleget e Grizhajt ato të cilët kanë ndërhyre dhe më pas i kanë dhënë ndihmën e parë kirurgut.

Më pas mjeku ka bërë denoncim pranë komisariatit të Shkodrës. Sipas dëshmive të mjekut Grizhaj çdo gjë ka ndodhur pasi Kopliku ka ardhur në spital së bashku me bashkëshorten e tij e cila ka pasur nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa mjeku Grizhaj i ka bërë një rekomandim për ta dërguar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

besmir grizhaj
Mjeku Besmir Grizhaj

Njoftimi i policisë:
Me datë 29.07.2017, ora 12.20 është paraqitur për të bërë kallzim shtetasi B. G. 31 vjeç, banues në lagjen "Vasil Shanto" me detyrë doktor, kirurg në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Në kallëzimin e bërë, shtetasi B. G, ka sqaruar se i ka dërguar mesazhe kërcënuese në telefon, shtetasi A.K dhe i ka kërkuar të takohet me të.

Pasi e ka takuar shtetasin A.K, 45 vjeç banues në lagjen "10 Korriku", ky shtetas e ka goditur me grushta, me pretendimin se bashkëshortja e tij nuk ka marrë mjekimin e duhur nga ana e doktorit por i kishte dhënë një rekomandim për mjekim në QSUT.

Nga shërbimet e Policisë po punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit të lartpërmendur.


mjeku i dhunuar
(Në foto mjeku i dhunuar në Spitalin e Shkodrës)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com