Zjarri mendohet se ka ardhur nga një pakujdesi duke qenë e zonja e shtëpisë mund të ketë harruar ndonjë prej pajisjeve elektrike ndezur. Nga zjarri që ka përfshirë banesën ka shpërthyer më pas edhe bombola e gazit, por fatmirësisht nuk ka pasur njerëz brenda. 3 zjarrfikëse dhe efektivë policie shkuan në vendngjarje për të shuar flakët.
Shtëpia është djegur totalisht në 3 dhomat e saj. Një grua në moshë të re kishte me qira banesën dhe fatmirësisht të gjithë familjarët kanë shpëtuar. Zjarrfikëset po ndërhyjnë nga të gjitha anët e shtëpisë për të shuar flakët.
[gallery]24806[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO










