SHKODËR, 5 Shtator/ATSH-Gaspër Marku/- Helikopteri I dëmtuar me tre plumba nga kultivues të bimëve narkotike, gjatë operacionit antikanabis në zonën e Dukagjinit, është transportuar sot në Tiranë.
Burime zyrtare pranë Policisë së qarkut Shkodër, bëjnë të ditur për ATSH-në se helikopteri fillimisht ka bërë një ulje të detyrueshme në një nga zonat e Dukagjinit dhe përmes ndihmës së një helikopteri tjetër ushtarak është transportuar në fushën e aviacionit "Grudë e Re", në qytetin e Shkodrës.
Pasi janë bërë verifikimet dhe çmontimi i disa pjesëve të tij, helikopteri është transportuar me mjete tokësore të Ministrisë së Brendshme për në Tiranë.
Policia e Shkodrës dhe Prokuroria e Shkodrës po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje./a.r/./a.g/
/Shqiptarja.com