Një pjesë e banesës së Shkëlzen hasanit është shkrumbuar në fshatin Shtoj i vjetër në Shkodër, si pasojë e një zjarri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Hasani bën thirrje për ndihmë, pasi siç shprehet ai, rrezikohet të shembet edhe pjesa tjetër e banesës.
 
Përfshihet nga flakët njëra nga dhomat e banesës së Shkëlzen Hasanit, banues në fshatin Shtoj i Vjetër, Shkodër. Shkaku i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike. Familja Hasani përbëhet nga 7 anëtarë dhe vetëm kryefamiljari punon për të siguruar të ardhurat.
 
Zjarri që ka përfshirë shtëpinë e Z. Hasani ka ndodhur para tre ditësh dhe askush nuk është interesuar për t’i ardhur në ndihme. Kryefamiljari apelon per mbështetje, pasi nga flakët rrezikohen të shemben edhe dhomat e tjera bashkë me korridorin.
 
“Dushi ka qenë ndezur dhe lavatricja kanë qenë ndezur kur ka dhënë goditjen dhe është hap flaka. Vajza dy vjeçe ka qenë në dhomën tjetër, të tjerët kanë qenë jashtë. Unë kamë qenë në punë. Zjarrëfikja dhe policia kanë ardhur shumë shpejt për shuarjen e zjarrit. Kam shkuar tek komuna, kusha ka mundësi të më ndihmojë, jam vetë i shtati dhe jam vetëm unë krah pune”, shprehet kryefamiljari Shkëlzen Hasani.
 
Si pasojë e zjarrit të rënë në banesë janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

[gallery]24107[/gallery]
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com