Një operacion i Policisë së Shkodrës ka vënë në pranga 41-vjeçarin Vat Lami, banues në fshatin Nicaj.
Policia ka shkuar pranë banesës së Lamit dhe ka gjetur drogë, eksploziv, garantë, kapsolla dhe armë.
Siç bën me dije Policia e Shkodrës, Vat Lami, I cili njihej si “i forti” i zonës është vënë në pranga. Brenda shtëpisë së 41-vjeçarit iu gjetën 5.2 kg kanabis, 600 gramë eksploziv, 3 kapsolla detonatorë, 1 granatë dore, 1 pushkë dhe 10 fishekë.
Dukej se Vat Lami kishte një arsenal të vogël armësh dhe eksploziv në banesë, për të cilat ka thënë se i mbante për vetëmbrojtje, por pa përcaktuar shkakun.
Vat Lami do akuzohet për Prodhim dhe Shitje e Narkotikëve dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, vepra penale që rrezikon deri në 10 vite burg.
[gallery]23379[/gallery]
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja
/Shqiptarja.com

FOTO