SHKODËR - Nje sasi eksplozivi ka shpërthyer pranë një automjeti, tip Audi A6 me targa AA 522 BA i cili ishte parkuar prapa Katedrales në lagjen “3 Heronjte” në qytetin e Shkodrës. Makina më pas është përfshirë nga flakët.
Automjeti që ka shpërthyer është në pronësi të shtetasit Sokol Qirjazi. Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale. Automjeti është dëmtuar i gjithi në pjesën e përparme nga shpërthimi.Menjëherë pasi është dëgjuar shpërthimi në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat po hetojnë në pistën e vendosjes së lëndës shpërthyese.
POLICIA: MAKINES IU VU LENDE SHPERTHYESE
Në një njoftim për shtyp policia informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 23:40 të mbrëmjes së të dielës në lagjen “3 Herojt”, të qytetit Shkodër.
“Automjeti tip Audi A6 me targe AA522BA është në pronësi të shtetasit S. Cerjani, 34 vjeç. Dëmtimi mendohet të jetë shkaktuar me lendë shpërthyese, aktualisht po punohet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, për zbardhjen e rrethanave dhe motivit të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorëve.” - njofton policia paraditen e sotme.Një grup ekspertësh hetimorë kanë nisur veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet në lidhje me këtë ngjarje do i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Pavarësisht hetimeve, zbardhja e atentateve me lëndë plasëse në metropolin verior ka qënë mjaft e vështirë dhe thuajse e pamundur, ku deri më tani asnje nga ngjarjet nuk është zbuluar pavarësisht se në të shumtën e rasteve këto atentate kanë patur bilance tragjike.
Lajmi fillimisht u dha në orën 00:10 dhe u përditësua në orën 09:10
(b.m/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com