Shkodër, ikin dritat në Teatrin 'Migjeni', skena në terr gjatë premierës së festivalit të muzikës popullore (VIDEO)

SHKODER - Në premierën e festivalit të muzikës popullore qytetare "Lulebore" në Teatrin "Migjeni" në Shkodër kanë ikur dritat.

Report Tv raporton se salla e mbushur plot me njerëz ka ngelur në errësirë, ndërsa moderatorja dhe aktorja e humorit Rudina Dembacaj mësohet se i ka thurur parodi qeverisë për shkak të këtij episodi. Mësohet se edhe në qendër të qytetit, ku po ndaheshin diplomat e studentëve të ekonomikut, ka pasur shkëputje të energjisë elektrike.

"Nga ana e organizatoreve nuk ka pasur njoftim për zhvillimin e aktivitetit. Ndërprerja e energjisë u be për shkak te punimeve për vendosjen e një transformatori tek kabina elektrike, qe ishte me defekt. E stakuam fiderin për ta vendosur atë, por ky fider furnizon dhe kabinën elektrike te Teatrit. Menjëherë sapo u njoftuam për aktivitetin e vumë fiderin serish në punë. Stakimi ka zgjatur 5 minuta. Nga bashkia kemi marrë njoftim se aktiviteti do zhvillohet sot deri në orën 22:00 dhe nesër do jete përsëri nga ora 18:00 deri në 22:00. Kemi marre masa për furnizimin me energji dhe gjendjen ne gatishmëri për sot e për nesër. Theksojmë se ne raste aktivitetesh është përgjegjësi e institucionit qe e organizon aktivitetin, që të lajmërojë me parë si dhe të marrë masat e nevojshme në rast avarie ne rrjetin e shpërndarjes", thuhet në njoftimin e OSHEE. 

Por kjo deklaratë e OSHEE ka sjellë reagimin e drejtores së Teatrit "Migjeni", Rita Gjeka. Sipas saj, OSHEE ka stakuar dritat edhe ditën e enjte kur në skenën e teatrit zhvilloeshin provat, madje edhe në prani të kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi.

"Pretendimi i OSHEE nuk qëndron. Madje OSHEE tregohet jo korrekte dhe aspak profesionale. Ikja e drita ka ndodhur edhe ditën e enjte 25 tetor ndërsa ndodheshim në provat gjenerale dhe vetë kryetarja e bashkise Shkoder Voltana Ademi ka komunikuar me drejtuesit e OSHEE Shkodër duke i njoftuar për aktivitetin. Posteri i tij dhe reklama i është bërë prej muajsh gjithashtu. Ne si institucion nuk kemi njoftuar përkundrazi nga OSHEE, por as qytetarët e Shkodrës nuk kanë patur dijeni per kete defekt qe kompania u kujtua ta riparoje naten, sepse nuk i mjaftoi dita. Gjithsesi meqe OSHEE do t'ia rikujtojme, po i bejme me dije se edhe te shtunen nga ora 18.00 e deri ne oren 22.00 do te jete nata finale e festivalit. Madje i ftojme drejtuesit te jenë mysafir ne kete feste te Shkodres qe nuk e erreson as OSHEE dhe askush tjeter qe fshihet pas tyre!", tha drejtorja e Teatrit "Migjeni", Rita Gjeka. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Likja: 26/10/2018 19:12

    I Kane vjedhur naften gjeneratorit ,hajdutet e bashkise me ne krye kryehajduten,Volhajna Ademi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë