Shkodër/ Iu gjet armë, municion luftarak dhe kanabis në banesë, në pranga 75-vjeçari

Shkodër-Një 75-vjeçar nga fshati Prekal i Shkodrës është vendosur në pranga pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri pa leje dhe 2.63 kg kanabis sativa.

Lënda narkotike, arma e zjarrit pushkë dhe municioni luftarak, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i i tij u krye në kuadër të operacionit të koduar 'Prekal'.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin për Krimet e Rënda dhe me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që mbante armë zjarri dhë lëndë narkotike, në banesë, organizuan operacionin policor të koduar “Prekal”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit P. Gj., në fshatin Prekal, ku kanë gjetur rreth 2.63 kg kanabis sativa, 1 armë zjarri pushkë dhe municion luftarak, të cilat u sekuetruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 1 celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Gjumi i pakët në shtatzëni mund të lidhet me rrezikun e lartë të zhvillimit të vonesave tek fëmijët

Studimi: Gjumi i pakët në shtatzëni mund të lidhet me rrezikun e lartë të zhvillimit të vonesave tek fëmijët