bime narkotike
SHKODËR, 25 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/ - Mark Maçi, vjeç 57, banues në fshatin Ças, komuna Velipojë, Shkodër dhe Gj. O., vjeç 48, edhe ky banues në fshatin Ças, me detyrë kryeplak, po ndiqen penalisht pasi në territorin e tyre u konstatuan bimë narkotike kanabis sativa.
Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur për ATSH-në se për 57 vjeçarin Mark Maç, rëndon akuza e kultivimit të bimëve narkotike, pasi nga shërbimet e policisë është konstatuar një parcele e mbjelle me 55 rrënjë, në afërsi të banesës, pronë e tij. Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë gjahu çifte. Ndërsa për shtetasin Gj. O (kryeplaku i fshatit), proçedimi penal filloi pasi sipas ligjit, bazuar në detyrën që ushtron, duhet të kishte informuar organet kompetente për mbjelljen e bimëve narkotike./i.v//a.ke/



