SHKODËR-Policia e Shkodrës ka sekuestruar këtë të enjte 66 kg lëndë narkotike kanabis sativa, në pikën kufitare të Hanit të Hotit.
 
Lënda narkotike u sekuestrua në afërsi të Pikës Kufitare Hani i Hotit, në vendin e quajtur sipër Hidrovorit Hot, Malësi e Madhe, ku shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 çanta, ku në total me një sasi prej 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
 
Policia vijon punën për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
 
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë".

[gallery]21286[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com