SHKODER- Tre persona kanë rënë në pranga ndërsa policia e Shkodres ka sekuestruar 72 kilogram kanabis sativa si dhe 3 automjete luksoze.

Në kuadër të operacionit të koduar “Vinoteka” efektivët e policisë kanë arrestuar Pellumb Zojzen 37 vjec, Nikolin Geshtejen 33 vjec si dhe Gege Thanen 40 vjec pasi sipas policisë në bashkëpunim më njëri tjetrin trafikonin lëndë narkotike.

Ndaj 3 personave të arrestuar rëndojnë akuzat e prodhimit, mbajtjes, shitje dhe transport të lëndëve narkotike, ndërsa materialet në ngarkim të tyre tashmë i kanë kaluar prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkoder.
(sg/shqiptarja.com)