Ka zgjatur pak orë greva e urisë e banorëve të zonave të përmbytura në Shkodër.
Greva u ndërpre pas ndërhyrjes se kreut te Bashkimit të Pavarur të Sindikatave, Albert Tukaj rreth orës 03:20 të mëngjesit.
Tetë banorë të nënshkodrës nisen dje grevën e urisë në qendër të qytetit në shenjë revolte për dëmshpërblimet ende të pa dhëna të përmbytjeve të viteve 2010-2011.
Të ulur në stola e mbështjellë me batanije si pasojë e temperaturave të ftohta, ata u vendosen në lulishten e qytetit, përballë institucionit të Bashkisë.
Policia nuk u kishte dhënë lejen, pavarësisht kërkesës së depozituar, ndaj edhe nuk u lejuan të futen në ambientet e Prefekturës.
Por ata kane protestuar vetëm për disa orë dhe e kanë ndërprerë grevën pas negociatave me kreun e Bashkimit të Pavarur të Sindikatave.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com