SHKODËR - Një thirrje për ndihmë e dy turistëve të huaj ka vënë në lëvizje grupin alpin të FNSH Shkodër.
Dy turistët, njëri nga Kosova dhe tjetra shtetase nga Gjermania, kishin humbur kontaktin gjatë udhëtimit në Malin e Taraboshit.
Menjëherë në ndihmë të turistëve kanë shkuar efektiv të grupit alpin të FNSH Shkodër në ndihmë të forcave të policisë.

Pas disa orësh kërkimi efektivët kanë gjetur dy turistët në fshatin Zogaj përgjatë malit të Taraboshit në gjendje të mirë shëndetësore. Dy turistët kanë marrë ndihmën e nevojshme dhe po transportohen në qytetin e Shkodrës.
G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komente

