Shkodër
SHKODËR - Një delegacion austriak i përbërë nga 25 antarë të Akademisë së Paqes në Austrisë, një organizatë ish-ushtarëkësh dhe ushtarakësh në detyrë, që kontriubojnë për ruajtjen e paqes në botë, ishin mysafirë sot në bashkinë e Shkodrës, ku u priten nga kreu i këtij institucioni, Lorenc Luka. Kryebashkiaku Luka shprehu kënaqësine që në vijim të turit të tyre të paqes, ata zgjodhën për të vizituar qytetin e Shkodrës. Sipas tij, kjo nuk është një rastësi, pasi lidhjet dhe bashkëpunimet mes Austrisë dhe Shkodrës janë të hershme.
Për drejtuesin e këtij delegacioni, Guinter Rozenitz, i cili është edhe përfaqësues i Austrisë në NATO, ish- komandant ushtrie në Austri dhe zv.Drejtor i Agjencisë Europiane të Sigurisë, prania në qytetin e Shkodrës ishte ndër preferencat e veçanta të grupit të tyre të paqes. Ai bëri një prezantim të shkurtër të organizatës që ai drejton, duke theksuar se "Akademia e Paqes së Austrisë ka rreth 40 mijë anetarë, 300 shoqata dhe organizata të ndryshme në pjesen veriore të Austrisë, të cilat janë të angazhuara në akademi".
"Unë e di që ka një bashkëpunim të mirë mes Austrisë dhe Shqipërisë, por ne duhet t'ia përcjellim atë edhe njerëzve. Unë shoh shumë mundësi bashkëpunimi, qe të ecim përpara me mendimet dhe njohuritë e njerëzve dhe kjo është një ndër objektivat e akademisë tonë të paqes austriake dhe kjo është gjë shumë e thjeshtë, edukim dhe edukimi promovon paqen", theksoi Gunter. /ATSH/