SHKODËR - Rreth 50 punonjës të ndërmarrjes së rrugëve rurale e cila është nën varësinë e Këshillit të Qarkut Shkodër janë hequr nga puna si pasojë e udhëzimit të Ministrisë së Financave që pengon përdorimin e të ardhurave të vetë qarqeve për rrogat e nënpunësve. Përveç këtyre largimeve Këshilli i Qarkut Shkodër ka vendosur edhe uljen e rrogave të personelit të këtij institucioni.

Sipas kreut të Këshilli të Qarkut Shkodër, Maxhid Cungu largimi i 50 punonjësve nga rrugët rurale, për vetë specifikën që ka qarku Shkodër ka ndikim negativ, sidomos në stinën e dimrit ku edhe ndodhemi.

Si pasojë e uljes së përqindjes së transfertës së pakushtëzuar që mund të përdoret për pagat e personelit të administratës, në 15 për qind, nga 50 për qind që ka qenë në vitet e mëparshme, si edhe për shkak të udhëzimit të Ministrisë së Financave që pengon përdorimin e të ardhurave të vetë qarqeve për rrogat e nëpunësve, të gjitha qarqet në gjithë vendin pritet t’i nënshtrohen ristrukturimit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)