SHKODER- Ligji antiduhan ka rikthyer në terren inspektorët sanitarë. Qyteti i Shkodrës ka qenë ndalesa e radhës e kryeinspektorit të Inspektoriatit të Shëndetësisë Eltar Deda, i cili ndoqi nga afër kontrollet e grupeve të punës, që u përqendruan në subjektet private, kryesisht lokale në qendër të qytetit. Gjatë prononcimit për mediat Deda ritheksoi faktin se ky Inspektoriat është i vendosur për zbatimin e ligjit, duke mos toleruar asnjë rast shkelje.
 
Ndërkohë Kryeinspektori bëri të ditur se deri më tani institucionet që janë penalizuar më shumë më gjoba, janë ato shtetërore por nuk kanë munguar gjobat edhe për subjektet private.
 
Me ndryshimet ligjore të miratuara në parlament, masat ndëshkuese janë: Pronari i biznesit, një gjobë prej 300 000 lekë të reja, administratorit një masë prej 50 000 lekë të reja; dhe duhanpirësit një gjobë prej 5000 lekë të reja.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)