SHKODER - Gjykata e Shkodrës është sensibilizuar me mediat dhe opinionin publik lidhur me rastin e Naim Dyli, i cili u arrestua nga policia pasi rilidhi energjinë elektrike për shkak të djalit të sëmurë, i cili kishte nevojë për oksigjen.
Duke u nisur nga ky fakt Gjykata e Shkodrës në seancën e sotme ndaj Dylit vendosi masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” ndaj Dylit. Ai është nën akuzë për rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ndërsa u arrestua mbrëmjen e 19 shkurtit.
Në dëshminë e tij, Dyli është shprehur se e ka rilidhur matësin e energjisë, me qëllim për për t’i shpëtuar jetën të birit, Eglisonit 7 vjeç, që mban frymën falë pompës së oksigjenit.
Sipas babait, djali i tij kishte pësuar një krizë atë natë, dhe për këtë arsye ai u detyrua që të rilidhë energjinë elektrike. Të njëjtën dëshmi dha për A1 Report edhe bashkëshortja e tij, Eduarda e cila u shpreh se për OSHEE as jeta e një fëmije nuk u mor parasysh.
Pas apelit në Shqiptarja.com dhe A1 Report të familjes së Naim Dylit, media të tjera dhe shoqëria civile ngritën zërin për këtë rast, duke ndikuar në këtë mënyrë edhe ne vendimin që mori gjatë ditës sotme gjykata e Shkodrës.
Arrestimi i Naim Dylit solli replika mes Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Partisë Demokratike, ku selia blu akuzonte për trajtim prej krimineli të akuzuarin. Nga ana e saj OSHEE në replikë u shpreh se opozita kërkon që të mbrojë me çdo kush idenë e vjedhjes së energjisë elektrike.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO