Shkodër, makina bie në Bunë
vdes 19 vjeçari, shpëton shoferi

Shkodër, makina bie në Bunë<br />vdes 19 vjeçari, shpëton shoferi
SHKODER- Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin Shkoder- Zues. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, ku njëri prej tyre ka përfunduar në lumin e Bunës.

Çdo gjë ka ndodhur rreth orës 13- 00 kur automjeti tip BMW me targa SH4160D që drejtohej nga 54 vjecari Simon Mjeda është përlasur me automjetin tip BENZ me drejtues Edmond Kosterja, për pasojë ka humbur jetën 19- vjecari Shuajp Gradeci dhe ka mbetur i plagosur 54 vjecari Mjeda.

Automjeti tip BMW pas përplasjes ka përfunduar në ujrat e lumit Buna ndërsa drejtuesi i mjetit Simon Mjeda ka arritur të dalë me not nga uji, 19 vjecari e ka patur të pamundur për shkak të plagëve të marra. Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë të cilët kanë sjellë pranë vendit të ngjarjes një vinc i cili më pas ka bërë të mundur nxjerrjen e automjetit dhe sëbashku me të edhe të trupit të pajetë të 19 vjecarit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje automjeti tip BMW që drejtohej nga Mjeda është futur në kthesën e Zuesit në parakalim dhe në këtë moment është përlasur me benzin i cili ka qënë duke lëvizur në anën e kundërt të rrugës. Si shkak i përplasjes automjeti tip BMW ka përfunduar në ujrat e Bunës ndërsa menjëherë drejtuesi i tij 54- vjecari ka dalë me not nga makina ka lajmëruar dëshmitarët në vendngjarje së brenda makinës ndodhet edhe një tjetër përson.

Pavarësisht futjes në ujë të disa përsonave, ato e kanë patur të pamundur nxjerrjen e trupit ndërsa vetëm nxjerrja e makinës ka bërë që të dalë edhe trupi i pajetë i Gradecit. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik, ndërsa dyshohet se shkak kryesor ka qënë parakalimi i gabuar.

Megjithate aksi Shkoder- Zues- Muriqan është një nga akset problematike përsa i takon aksidenteve për shkak edhe të ngushtësisë së rrugës, mungesës së sinjalistikës dhe mungesës së bordurave mbrojtëse pranë lumit Buna.


Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania