SHKODËR - Ngricat në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara i kanë kushtuar jetën një 50 vjecari nga Shkodra, makina e të cilit teksa qarkullonte në aksin Vau dejës –Koman ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e lumit Koman.
 
Viktima mësohet se është drejtuesi i automjetit, 50-vjeçari Mark Ndoj Koçeku, i cili udhëtonte vetëm në makinën e tij me targa SH0586E.
 
Nga të dhënat e para bëhet me dije se automjeti me drejtues 50 vjeçarin, ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë, ndërsa nxjerrja e automjetit me trupin e viktimës është bërë me ndihmën e forcave të policisë.

makina ne uje
(Në foto: Automjeti me targa SH0586E, në ujë)
 
Këta të fundit sakaq ndërkohë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij aksidenti.
 
Në harkun kohor të dy muajve ky është aksidenti i dytë me pasoja në jetë njerëzish që regjistrohet në këtë segment rrugor.

 
makina ne uje

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)