Shkodër,makina humb kontrollin 
vdesin 2 të rinj, plagosen 3 të tjerë     

SHKODER - Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre personave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 në zonën e quajtur Ura e Bardhajve, ku automjeti fuoristradë tip “Nissan” me targa AX 188 NW nën drejtimin e 33 vjeçarit Vat Fusha, humbi kontrollin duke dalë nga rruga. Për pasojë kanë gjetur vdekjen pasagjerët Neritan Kuçaj 18 vjeç dhe Alfred Stafaj 20 vjeç. Burime nga policia bëjnë të ditur se dy të rinjtë kanë humbur jetën gjatë transportit për në spitalin rajonal të Shkodres, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Ndërkohë si pasojë e përplasjes së fortë mbetën të plagosur drejtuesi i automjetit si dhe pasagjerët T. K. 34 vjeç, dhe  A. S. 25 vjeç, ku nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se janë jashtë rreziku për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë të cilët pas hetimeve në vendin e ngjarjes kanë theksuar se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, e cila ka shkaktuar humbjen e kontrollit te mjetit i cili më pas është përplasur me disa tuba anësore dhe me pas në rrugën dytësore. 

Policia kvijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ky aks rrugor mbetet mjaft problematik për shkak të amortizimit.

aksidenti ne shkoder

Ora 09:25 Policia: Shkak i aksidentit shpejtësia e lartë
Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes nga hetimet e kryera bën të ditur se shkak i aksidentit mëngjesin e sotëm në Shkodër është bërë shpejtësia e lartë. Sipas burimeve nga policia shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Kjo ka bërë sipas uniformave blu që automjeti të humbë kontrollin dhe të dalë nga rruga kryesore, i cili  fillimisht është përplasur me disa tuba anësore dhe me pas në rrugën dytësore.


aksidenti ne shkoder

Ora 08:10 Njoftimi i policisë
Më datë 17.03.2015, rreth ores 06.30 ne aksin rrugor Stom Golem – Shkoder vendi ne ngjitje te Ures Trenit perballe ures Bardhaj, eshte aksidentuar Mjeti Foristrate Nisan me Targa AX188NW, qe drejtohej nga shtetasi Vat Fusha, vjeç 33, banues ne Grude e Re, per pasoje kane gjetur vdekjen pasagjeret N. K., vjeç 18, banues ne Shtoj i ri Shkoder, A. S., vjeç 20, banues ne Grude e Re Shkoder dhe ne gjendje jashte rrezikut per jeten drejtuesi mjetit shtetasi Vat Fusha dhe pasagjeret T. K., vjeç 34, banues Grude e Re, A. S., vjeç 25, banues Grude e Re. Po kryhen veprimet me grup hetimor.Ne vazhdim do japim informacionin e plotë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)

Zbulohet në Prishtinë laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve (FOTOT)