Shkodër, mamografia me defekt
spitali 5 mln lekë borxh kompanisë

Shkodër, mamografia me defekt<br />spitali 5 mln lekë borxh kompanisë
SHKODER- Rreth 5 milionë lekë borxh të spitalit të Shkodrës ndaj kompanisë “Siemens” bëjnë që dy mamografitë të qëndrojnë të prishura prej afro dy javësh në metropolin verior.

Ky lajm pranohet nga drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Ardjan Ymeri, i cili bën të ditur se ky borxh është prej afro 1 viti, ndërsa prej dy javësh aparatet e mamografisë janë prishur dhe kompania private ka vendosur si kusht për rregullimin e tyre, shlyerjen e borxhit.

Ymeri, ndërkaq bën të ditur edhe defektet që kanë dy aparatet e mamografisë.

"Kemi probleme me dy mamografi të cilat nuk punojnë për arsye të defekteve që kanë vetë aparaturat. Kemi bërë thirrje firmave që e ka "Siemens". Me aparaturën ka defekte në butonat e aparaturës, të cilët janë konsumuar dhe janë futur në brendësi, dhe njëkohësisht kanë prishur sistemin e drejtimit të aparatit", u shpreh Ymeri.

E ndërkohë ato që vuajnë mungesën e aparateve të mamografisë janë gratë nga veriu i vendit, të cilat tashmë dëtyrohen që për ekzaminimin ndaj kancerit të gjirit t’i drejtohen qendrave spitalore në Tiranë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë