Një ngjarje tragjike ka nodhur ditën e sotme, në Vaun e Dejës, ku një fëmijë ka humbur jetën në lumin e Gjadrit në Shkodër.

Menjëherë pas njoftimit policia ka shkuar në vendngjarje, ku kanë gjetur 9 vjeçarin F.M., nga fshati Naraç pa shenja jete.

Nga informacionet paraprake mësohet se fëmija ka qenë i shoqëruar nga nëna e tij M. M, 42 vjeçe, e cila ka hyrë në lum për të shpëtuar të birin, por nuk ia ka arritur dot.

Nëna e djalit, M. M. është jashtë rreziku për jetën dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Redaksia Online
E.S / shqiptarja.com