Shkodër, mungojnë prokurorët
shtyhet procesi për kërpin industrial

Shkodër, mungojnë prokurorët <br />shtyhet procesi për kërpin industrial
SHKODER - Për të disatën herë radhazi procesi gjyqësor në ngarkim të 23 fermerëve të Shkrelit është shtyrë dhe shkak është bërë mungesa e prokuroreve te çështjes. Kryetari i trupit gjykues Ken Dhima pasi ka konstatuar mungesën e prokurores se çështjes dhe është detyruar të shtyjë përsëri seancën gjyqësore.

Duke parë që në 14 seancat fundit çështja gjyqësore është shtyrë 5 herë për mungesën e prokurorëve gjykatësi Dhima ka kërkuar nga prokuroria e rrethit që në këtë çështje të jenë 2 prokurorë në mënyrë që kjo çështje të mos vijojë të shtyhet. Procesi gjyqësor tashmë ndodhet në fazën ku prokuroria do të paraqesë pretencën për 23 të dyshuarit nga fshati Shkrel që kanë kultivuar kërpin industrial ndërsa akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë këtij procesi gjyqësor janë ndryshuar 3 prokurorë për arsye te ndryshme ndërsa seancat gjyqësore në disa raste janë shtyrë edhe për shkak të mungesës së avokatëve apo edhe te vetë të akuzuarve për kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë të pranishme në këtë seancë gjyqësore kanë qenë edhe përfaqësueset ligjore të shtetit britanik të cilët kanë shprehur keqardhje për këtë çështje pasi që prej vitit 2001 është duke u zvarritur në dyert e gjykatave.
Nga ana tjetër shoqata britanike “Partneritet për rritje” dhe Shoqata e Fermerëve të Shkrelit, prej kohësh ka akuzuar organin e akuzës se përveç se janë duke shkelur ligjin po shkelin edhe të drejtat e njeriut ne dënimin e 53 fermerëve të cilët kultivonin Kërp industrial ne zonën e thelle malore te Shkrelit.

Prej afro tetë muajsh ky proces gjyqësor vetëm është shtyre, ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet në fund të muajit Tetor.

(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët

Aksidentohen dy makina në aksin Vorë-Rinas, ndërron jetë në spital një nga shoferët