SHKODER - Mosfunksionimi i një pompe uji po rrezikon seriozisht shëndetin e rreth 45 pacientëve të repartit të dializës në Spitalin Rajonal të Shkodrës. Mungesa e ujit në këtë repart ka përkeqësuar gjendjen e të sëmurëve, të cilët domosdoshmërish duhet të kryejnë terapinë një herë në dy ditë.

Pacientët rrëfejnë para kamerave situatën në të cilën ndodhen ndërsa bëjnë apel për zgjidhje.