SHKODËR - Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Shkodër-Hani i Hotit, ku një automjet ka përplasur një person, që po lëvizte me biçikletë dhe për pasojë një 65- vjeçar është në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës rreth orës 19.10, pranë vendit të quajtur “Ura e Vrakës”, ku mjeti tip Ford veturë me targa SH0107 E, i drejtuar nga shtetasi Katrin Palok Vukçaj, 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg” të qytetit Shkodër, ka përplasur 65-vjeçarin Bajram Kadrija, banues në Fshatin Boriç i Madh, komuna Gruemirë, rrethi Malësi e Madhe, i cili po udhëtonte me biçikletë.
Për pasojë 65-vjeçari ka marrë plagë të rënda në pjesën e kokës, ndërsa është transportuar menjëherë për në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas bluzave të bardha gjendja e 65-vjeçarit është e rëndë, ndërsa ndodhet në reanimacionin e spitalit. Ndërkaq, në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë rrugore dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit në polici.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa dyshohet se shkaku kryesor ka qenë mungesa e ndriçimit të rrugës, çka ka sjellë edhe përplasjen e automjetit me 65-vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë. Ndriçimi i autostradës Shkodër-Hani i Hotit mungon totalisht.
Mungesa e ndriçimit nuk është si pasojë e një defekti në zonë, pasi të gjitha aktivitetet përreth saj, si dhe banesat kanë energji, por thjesht ndriçuesat e rrugës nuk janë të ndezur apo kanë pësuar defekt, ndërsa në pjesën tjetër të rrugës ndricuesit mungojnë totalisht.
Por ajo që duhet kujtuar është se mungesa e ndriçimit shpesh ka qenë shkak për aksidente. Pikerisht, sipas asaj që bëhet e ditur nga ana e autoriteteve të policisë rrugore mungesa e ndriçimit në këtë aks, i cili ka një fluks të madh lëvizjeje në çdo orë, bëhet shkak për aksidente, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve.
Redaksia Online
(ac/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com