SHKODËR – Akuzat për mbifaturim të energjisë elektrike nuk kanë munguar prej kohësh, por asnjëherë nuk të shkonte mendja se një familje prej 4 pjesëtarësh do u duhej të përballeshin me një faturë mujore të energjisë elektrike, me vlerë 2.5 milionë lekë të reja.
Kjo nuk është pjesëz e ndonjë barsolete shkodranësh, pavarësisht se historia ka ndodhur pikërisht në qytetin e Shkodrës, por është shqetësimi i ngritur nga Ferid Ferhati, I cili është ankuar në të gjitha institucionet përkatëse dhe nuk ka gjetur zgjidhje.
E jo vetëm kaq, por Feridi për 4 vitet e fundit që ka qenë debitor , i duhet të paguajë rreth 44 milionë lekë të vjetra, pra edhe 19 milionë lekë më tepër se fatura e Marsit 2012- të.
Ferid Ferhati denoncon shqetësimin e tij, duke treguar faturat që u ka dërguar OSSHEE- ja, ku vetëm për muajin Mars 2012, i ka shkuar një faturë 25 milionë lekë të vjetra.
Ferhati rrëfen se jeton vetëm me të shoqen dhe dy fëmijët në një banesë në lagjen “Dudas”, në qytetin e Shkodrës, dhe askush nuk u ka hapur derën për këtë shqetësim, ndërsa prej 4 ditësh u është ndërprerë energjia elektrike.
Sipas të zotit të shtëpisë këto fatura, jo vetëm që nuk janë reale, por bëhen qesharake ku për një muaj vjen ajo shifër për konsumim të energjisë elektrike. Prej vitesh Ferhati endet në dyert e OSSHEE për të sqaruar këtë gabim megjithatë deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO