SHKODËR- Kristian Lacuku, 31-vjeç ka rënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për drogë dhe armë.
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e datës 04.02.2022, e ka dënuar 31-vjeçarin me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.
Në vitin 2016, në banesën e Kristian Lacuku dhe të një personi tjetër me F. T., i cili është ende në kërkim u gjetën dhe u sekuestruan rreth 12 kg lëndë narkotike kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.