Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga përfundimi i procesit të numërimit të votave në zgjedhjet për rektor të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Komisioni i Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) ende nuk ka certifikuar rezultatet.
Kur të gjithë prisnin që një gjë e tillë të bëhej të paktën gjjatë ditës së sotme, komisioni nuk ka arritur të plotësojë koorumin për tu mbledhur dhe për certifikimin e rezultatit.
Nuk ka një arsye, megjithatë kjo mënyrë aspak normale nuk “nderon” asnjë prej anëtarëve të komisionit të cilët pavarësisht bindjeve personale për kandidatët që morën pjesë në këtë process duhet t’i japin verdiktin final, kandidatit fitues të kësaj gare Tonin Gjuraj.
I shpallur fitues, profesor Tonin Gjuraj, ka dalë sot para mediave për ti falenderuar votuesit për besimin ndërkohë që shprehet se nuk do të humb kohë për të vënë në zbatim planin e tij me 5 pika për transformimin e Universitetit të Shkodrës.
“Ka përfunduar procesi i numërimit nga komisionet e zgjedhuara dhe rezulatati tashmë është i qartë, por pritet konfirmimi përfundimtar nga komsioni institucional i zgjedhjevë. Nuk ndodhi mbrëmë, mbase për arsye të ngarkesës, nuk po ndodh ende, anëtarët e komisionit janë mbledhur, pritet kryetrari. Ky institucion ka shum punë dhe drejtuesit aktual duhet që të vijojnë normalisht punën për vitin e ardhëshëm akademik. Unë do të komunkoj me administratën dhe do të vë në zbatim planin me 5 pika për transformimin e Universitetit”, tha ai.
Një ditë më parë, më 21 qershor gjatë procesit të zgjedhjeve kandidati Gjuraj është shprehur se ka pasur njëanshmëri në këtë process, ndërkohë që mos mbledhja e komisionit për certifikimin e zgjedhjeve tasj,ë që kanë një emër fitues është një tjetër shkelje që njollos emrin e Universitetit të Shkodrës.
Emrat e komisionit zyrtarë që duhet të firmosin:
-Fatjon Nurja, kryetar
-Gaspër Kokaj, anëtar
-Peter Saraçi
-Anelmo Spahija
-Irini Dibra
-Sebastjan Mjekaj
-Marjan Curri, student
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Braktisen degët e mësuesisë dhe gazetaria! Tre studentë në Gjuhë-Letersi, 2 Gazetari, 1 Fizikë, zero në Histori
17 Shtator, 13:47
-
Tonin Gjuraj emërohet rektori i ri i 'Universitetit të Shkodrës'
27 Qershor, 12:09
-
E paprecedentë, zgjedhjet për Universitetin e Shkodrës ende pa fitues zyrtar, dështon sërish mbledhja e Komisionit Zgjedhor
24 Qershor, 19:09
-
Zgjedhjet në Universitete, emrat e rektorëve të rinj! Në 90% mungoi gara, kandidatë pa rivalë! Në Vlorë votohet me kutitë e PS
21 Qershor, 12:33
-
Ndryshime në qeveri/ Ikin dy zëvendës ministra emërohen ambasadorë! Kadia në Azerbajxhan, Malo në Kanada
29 Maj, 16:14
-
Turizmi dhe e ardhmja e tij në fokusin e një konference ndërkombëtare
10 Nëntor 2023, 18:15
-
Rektorja e universitetit të Shkodrës në kërkim për korrupsion, kreu i sindikatës së pedagogëve: E turpshme që nuk ka reagim nga senati akademik
27 Qershor 2023, 10:08
-
'150 euro për provim' Pezullohet nga detyra rektorja e universitetit të Shkodrës, policia në kërkim të saj! Nën hetim pedagogia bashkëpunëtore
22 Qershor 2023, 11:15
-
7 mijë maturantë aplikuan për universitet në Shkodër, regjistrimet vijojnë deri më 15 shtator
5 Shtator 2022, 17:22
-
'Java e vaksinimi të studentëve' rektorja e Universiteti të Shkodrës: Deri tani janë vaksinuar 80 % e stafit, janë ngritur 3 qendra vaksinimi për studentët dhe pedagogët
8 Tetor 2021, 13:22
-
Mbyllet faza e parë e regjistrimeve në Universitetin e Shkodrës, pak interes për mësuesinë, preferohet infermieria! Profesori Arben Prendi: Vaksinimi me detyrim, i pa konsultuar me universitetet
17 Shtator 2021, 17:32
-
Shkodër, mesatarja rrezikon të mbyllë universitetin! Pedagogët kërkojnë dialog me ministrinë: Studentët po ikin në privat apo jashtë vendit
6 Qershor 2020, 16:35