Shkodër/ KIZ nuk mblidhet për të zyrtarizuar rezultatin e zgjedhjeve në Universitetin 'Luigj Gurakuqi', shkak kuorumi

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga përfundimi i procesit të numërimit të votave në zgjedhjet për rektor të  Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Komisioni i Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) ende nuk ka certifikuar rezultatet.

Kur të gjithë prisnin që një gjë e tillë të bëhej të paktën gjjatë ditës së sotme, komisioni nuk ka arritur të plotësojë koorumin për tu mbledhur dhe për certifikimin e rezultatit.

Nuk ka një arsye, megjithatë kjo mënyrë aspak normale nuk “nderon” asnjë prej anëtarëve të komisionit të cilët pavarësisht bindjeve personale për kandidatët që morën pjesë në këtë process duhet t’i japin verdiktin final, kandidatit fitues të kësaj gare Tonin Gjuraj.

I shpallur fitues, profesor Tonin Gjuraj, ka dalë sot para mediave për ti falenderuar votuesit për besimin ndërkohë që shprehet se nuk do të humb kohë për të vënë në zbatim planin e tij me 5 pika për transformimin e Universitetit të Shkodrës.

“Ka përfunduar procesi i numërimit nga komisionet e zgjedhuara dhe rezulatati tashmë është i qartë, por pritet konfirmimi përfundimtar nga komsioni institucional i zgjedhjevë. Nuk ndodhi mbrëmë, mbase për arsye të ngarkesës, nuk po ndodh ende, anëtarët e komisionit janë mbledhur, pritet kryetrari. Ky institucion ka shum punë dhe drejtuesit aktual duhet që të vijojnë normalisht punën për vitin e ardhëshëm akademik.  Unë do të komunkoj me administratën dhe do të vë në zbatim planin me 5 pika për transformimin e Universitetit”, tha ai.

Një ditë më parë, më 21 qershor gjatë procesit të zgjedhjeve kandidati Gjuraj është shprehur se ka pasur njëanshmëri në këtë process, ndërkohë që mos mbledhja e komisionit për certifikimin e zgjedhjeve tasj,ë që kanë një emër fitues është një tjetër shkelje që njollos emrin e Universitetit të Shkodrës.

Emrat e komisionit zyrtarë që duhet të firmosin:
-Fatjon Nurja, kryetar
-Gaspër Kokaj, anëtar
-Peter Saraçi
-Anelmo Spahija
-Irini Dibra
-Sebastjan Mjekaj
-Marjan Curri, student

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Vangjush Dako kërkoi gjykim të shkurtuar, GJKKO vendos më 8 korrik nëse do ta pranojë ose jo

Vangjush Dako kërkoi gjykim të shkurtuar, GJKKO vendos më 8 korrik nëse do ta pranojë ose jo