Shkodër, oguri i mirë i komedisë
“Martesa me internet”

Shkodër, oguri i mirë i komedisë<br />“Martesa me internet”
SHKODER - Kur kalon portën e madhe të Teatrit “Migjeni”,  në Shkodër, vetiu të kaplon një ndjesi harrese, për realitetin e lënë pas teje… !Ti ndjen se ke hyre në një tempull, ku arti ka qënë gjithnjë fisnik dhe mirëbesues për çdo fjalë të dhënë në dramë, komedi, muzikë, traditë, histori, gjthshka enciklopedike,  që ne mënyrë të kahershme , Shkodra e mban brenda vetes së saj …

Kështu më ngjau një pasditë të thyer nga retë , kur kalova këtë prag “çudibërës”, për të parë  premierën e një komedie vënë në skënë nga Bruno Shllaku.
Komedia, “Martesë  me internet”, shkruar nga një emër i madh që i ka mbetur dramës shqipe..  Fadil Kraja”, me bashkëpunëtorë letrarë Besnik Çinarin dhe Bruno Shllakun , më kërshëronte  shumë të shihja edhe për një fakt më shumë; në  ditët e rëndomta që jetojmë, kur ndjek humor…, ti  më shumë  prekesh nga humori që sheh , se sa vendos buzën në gaz, sikundër duhet të ndodhë rëndom  … !!!
-Humor me mendim … dhe plot batuta origjinale 

 Një njeri i mënçur që ka ditur të bëjë humor,në Shqipëri vite më parë më pat thënë, “Humori është  si deti… Nga bregu duket i bukur, por marinarët e dinë se sa  e vështirë është të lundrosh në të … !!!  
Atë pasditë me re të thyera, u harrova pas duatrokitjeve  të qeshurave, në një publik të bukur që kishte tejmbushur sallën e Teatrit Migjeni.  Krijova një realitet të ri, brenda këtij ambienti me shumë cilësi Shkodre… !!!
Batuta plot jetë, lojë plot gjallëri, temporitëm artistik, një ansambël i gjallë, çdo gjë të gozhdonte që në fillim të interpretimit nga aktorë të njohur që kanë bërë epokë në teatrin  shqiptar si,  Zyliha Miloti (Mjeshtre e Madhe e Punës)”, Zef Deda (Mjeshtër i Madh i Punes) , Besnik Çinari,  por edhe të një brezi më te ri si aktorja Rajmonda Marku, një aktore karakteri, që di të përcjellë në mënyre origjinale personazhin e saj .
Në këtë mjedis, ja që e qeshura te lindte vetiu,jetoje edhe ti ne menyre groteske, me ata  që ditën dhe natën, jetën e tyre e kanë të lidhur me internetin, ndoshta  ‘shpikja’ më të lakmueshme e 10 viteve te fundit, e quajtur facebook.

Në një skenografi e ngrohte në ngjyra dhe në shije , nga  Hysni Halili, realizohet një spektakël plot humor. Një familje e thjeshtë e cila do të zgjidhë jetën e vajzës së saj…, e lidhur në mënyrë patologjke me facebook, ku mendon se do të gjejë edhe të ardhmen e saj. Autori, Fadil Kraja sjell kështu një pjesë të vërtetë të realitetit tonë , veshur me humorin pikant të Shkodrës.
Por më shumë se i përkushtuar me  Teatrin “Migjeni” , i dashuruar me Shkodrën e tij dhe encklopedinë e saj, Bruno Shllaku, me shumë kulturë regjisoriale ka ditur të ndërtojë një spektakël harmonik. Personazhet e tij , janë të kuruar mirë, sepse janë ditur të përzgjidhen me mendim profesional.

  Bukur i rri kësaj komedie , bazuar mbi këtë mendim, Zyliha Miloti,  artistja e famshme e humorit shqiptar e cila interpreton në mënyrë aq origjinale, personazhin kryesor të komedisë, Anën .Një rikthim në rininë  e saj të hershme, por këtë herë me internet  dhe me Facebook, sjellin për spektatorin një Zyli të re në moshë, me tekat dhe dëshirat e saj facebukiane.  
Kesisoj, Bruno Shllaku, përmes mendimit të tij regjisorial ka ditur të zgjedhë bukur një pjesë të rëndësishme të kësaj komedie, duke krijuar nëj groteksk të gjetur .

Por po ashtu janë edhe dy prindërit, Beso, interpretuar nga Besnik Çinari dhe Marianka, interpretuar nga Rajmonda Marku …, janë tre personazhe shtyllë të komedisë, të cilët dinë të mbajnë pezull dhe bukur dramën që mban në vetvete e qeshura, grotesku, humori, që ndërtojmë këtë komedi .
Besnik Çinari, si një aktor i batutës, edhe në këtë pjesë mbetet i tillë, ai është spontan, nje personazh origjinal i batutës .
Si një personazh i plotë , dhe i krijuar bukur prezantohet në këtë komedi, Rajmonda Marku…  Një aktore e cila ka interpretuar si në dramë ashtu edhe në komedi shfaqet para spektatorit në karakterin e një zonje të mikluar korçare në dialekt dhe në mentalitet.

Ajo thotë se suksesin e komedisë e mbështet në intepretimin e aktorëve,në shkrimin e komedise, si një komedi  situatash origjinale . Është i gjithi ky një Ansabël i krijuar bukur nga regjisori Bruno Shllaku, thotë ajo.
E vërteta është se Rajmonda Marku, pavarësisht se  interpreton në një rol shumë vite më shumë se mosha e saj,  ashtu sikundër edhe në role të tjera, di të krijojë një karakter të veçantë, di të sjellë pranë  me temperamentin e saj cilësi Korçe…me të cilat të bën të vesh buzën në gaz pa e vënë re …!!! Kështu realizimi që i ka bërë regjisori aktorëve të tij, duket se nuk është i sforcuar, pasi vetë ata , janë protagonstë origjinalë të Ansamblit që ai ka ditur të krijojë.

Por po aq harmonikë janë edhe aktorët  e tjerë ,adhuruesit e Anës… Zef  Deda,  Sevdai Radokoshi, Drande Xhaj, Anton Krosaj,  Muhamet Çekini, Ergys Bamçi,  Besmir Sula, ,  në role të profesioneve dhe të llojeve të ndryshme, por që Ana me durimin e  saj , ka kohë të bisedoje dhe të flirtojë me ta duke krijuar situata të qeshurash të zellshme.
Ironia dhe grotesku , e qeshura qe shkaktojnë ato, janë bashkëshoqërueset e kësaj komedie, thotë  Bruno Shllaku, i cili e konsideron trupën e aktorëve një trupë shumë të talentuar . Në  mënyrë figurative ai thotë që akorët e Shodrës, dinë të ndërtojnë nga hiçi një gradaçielë…  !!!
 
Arti nuk bëhet vetëm në metropol
Por Shkodra të bën edhe të qash …!
Emocione të jashtëzakonshme, kanë provuar të gjithë aktorët  pas mbarimit të kesaj komedie te suksesshme, me drejtor organizativ Edmond Angoni, njeherazi edhe Drejtor i Teatrit  Migjeni .
E madhja Tinka Kurti,e pranishme ka qënë bashkë me ta… !!!
Përqafime, intervista, fotografi , takime dhe shtrëngime duarsh, kanë shoqëruar fundin e  kësaj shfaqje, që më la shijen e mirë të humorit shkodran , por edhe më forcoi idenë e kahershme se humori  , teatri dhe spektakli, nuk bëhen  vetëm në metropol.

Ja qe ai behet shume here edhe më larg Tiranes. Shkodra ashtu si edhe Fieri janë raste që e kanë treguar këtë.
Kur njerëzit shkojnë  fund-javave, jashtë Tiranës, krahas menusë së shijshme rë restoranteve,  të vizitojmë edhe tempujt e artit në qytetet tona, të  ruajtuara me fisnikëri dhe me mirësi nga njerëz të dashuruar pas artit .
Dhe në fund, them se pas fjaleve te shkruara mbi kete komedi, nuk është  rastësi që jo vetëm premiera e “Martesë me internet”, mbushi sallën e teatrit Migjeni në Shkodër plot . 
Shitja e biletave  për këtë komedi  tejkaloi  çdo parashikim  per ditet ne vijim !!! Tetë sfaqje të suksesshme kanë shënuar nëj rekord shikuesish i cili arriti shifrën  4000. Por organozatorët e kësaj shfaqje thonë se rrugëtimi i “Martesa  me Internet “ do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, sigurisht edhe këtë herë duke garantuar sukses.

Shkrimi u publikua sot 27 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj