SHKODER - Vendimi I Partisë Demokratike dega Shkodër për të ndryshuar selinë ka sjellë lindjen e një konflikti mes pronarëve të objektit ku do vendoset selia e re.
Partia demokratike ia ka marrë objektin me qira shtetasit Shefki Dibra, I cili nga ana e tij e ka marrë këtë objekt me qira nga familja Kurti.
Mësohet se Shefki Dibra ka bërë një kontrate 10 vjeçare për objektin në fjalë me familjen Kurti, ndërsa prej katër vitesh nuk paguan qiranë.
Sakaq një klauzolë në kontratën mes palëve thotë se nëse kontrata nuk respektohet ajo prishet.
Pikërisht me këtë klauzole familja Kurti refuzon vendimin e Shefki Dibrës për t’ia dhënë objektin me qira.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com