Shkodër, PD ndryshon listën pas
presionit të Jozefina Topallit
Gazeta Shekulli shkruan sot se në Qarkun e Shkodrës ka dhënë dorëheqjen nga kandidimi, Prefektja Voltana Ademi ndonëse e kishte të sigurtë fitoren. Zhvendosja e listës së kandidatëve rrit shanset për të fituar ata që njihen edhe si mbështetës të rrymës së Topallit. (Foto: Topalli dje në Bushat)
SHKODER - Dyshimet e ngritura për listat e kandidatëve të Partisë Demokratike, po vërtetohen dita ditës. Pas fshehjes së listave zyrtare nga PD-ja për mëse një javë, demokratët kanë ndryshuar dy herë listat para se ato të miratohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si pasojë e qejfmbetjeve të klaneve brenda selisë blu.
Gazeta "Shekulli", shkruan sot në artikullin "Topalli kap për zhelesh kandidatët e Berishës" të gazetarit Luis Tanushi, se në mbledhjen e djeshme të
KQZ-së, demokratët kanë ndryshuar për të dytën herë listën e Shkodrës dhe të Tiranës.
Nga krahasimi i dokumenteve të shpërndara përfaqësuesve ligjorë të partive politikë dy ditë më parë, me listën përfundimtare të miratuar dje, rezulton se ka ndryshuar renditja e kandidatëve të PD-së në Shkodër, duke rifuqizuar klanin e kryeparlamentares Jozefina Topalli.
Në Qarkun e Shkodrës ka dhënë dorëheqjen Prefektja Voltana Ademi nga kandidimi, ndonëse e kishte të sigurtë fitoren. Me dorëheqjen e saj, zhvendoset lista e kandidatëve të tjerë, të cilët rrisin shanset për të fituar dy kandidatët e tjerë të PD-së, që njihen edhe si mbështetës të rrymës së nënkryetares Topalli.
Bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të 2009, 7 mandate për PD-në dhe 4 për PS-në ishin në rrezik për tu mos u zgjidhur kandidati i renditur i 7-i Bardh Spahia dhe kandidati i renditur i 8-ti Gjok Uldedaj. Me ndryshimet Bardh Spahia duket se e ka të garantuar mandatin ndërkohë që deputetit aktual Uldedaj i rriten shanset për tu rizgjedhur edhe në një mandat tjetër, por nuk janë të vetmet ndryshime këto në qarkun e Shkodrës. Para këtyre ndryshimeve PD në mënyrë të fshehtë hoqi nga lista kandidatin e renditur e 10-ta Merita Gradeci (Ahmetagaj) e cila është zëvendësuar me kandidaten Irma Kopliku.
LISTA E KANDIDATEVE PD NE QARKUN SHKODER SIPAS GAZETES SHEKULLI1. Jozefina Topalli
2. Helidon Bushati
3. Nard Ndoka
4. Gjovalin Bzhetaj
5. Ndue Paluca
6. Bardh Spahia
7. Gjok Uldedaj
8. Ramiz Çobaj
9. Irma Kopliku (Alushi)
10. Armir Grimaj
(Foto: Topalli dje në Bushat, në 100 vjetorin e Kishës së Mjedës në Kukel)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
75.8%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 3001
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40
-
Celibashi uron vitin e ri 2025: Ftesë të gjithë emigrantëve të regjistrohen nga 11 janari për zgjedhjet parlamentare
1 Janar, 18:44