Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur tek vendi i quajtur Ura Dervishbegut.
Sipas policisë Elidon Peraj ka qënë duke pirë në lokal së bashku me shokët e tij, kur persona ende të paidentifikuar janë ndaluar me automjetin e tyre para lokalit dhe kanë shtënë disa herë në drejtim të tij dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Për pasojë nga të shtënat, 24-vjecari ka marrë 2 plumba në pjesën e kofshës. Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, ku pas ndërhyrjes së bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë këtë plagosje. Nga hetimet e para mësohet se 24-vjeçari ka patur probleme të hershme me disa persona, ç’ka dyshohet të ketë qënë edhe motivi i plagosjes.
Nga ana tjetër pak minuta pas plagosjes, policia e Shkodrës u njoftua për djegien e një automjeti në fshatin Golem në komunën Rrethina. Për më shumë se 1 orë e 30 minuta efektivët e policisë kanë kryer kontrolle në këtë zonë, për të gjetur automjetin e djegur.
Grupi i ekspertizës në Golem ka gjetur edhe disa gëzhoja armësh, ndërsa dyshohet se automjeti i djegur mund të ketë qënë i personave që kryen plagosjen e 24-vjecarit.
Target e makinës rezultuan ti përkisnin një kamioni, ç'ka ka vështirësuar punën e policisë për zbulimin se kujt i përket mjeti në fjalë. Gjithashtu janë sekuestruar gëzhojat e gjetura në këtë zonë dhe do të verifikohen nëse I përkasin të njëjtës armë që plagosi 24 vjecarin.

(Në foto: Pamje nga zona ku ka ndodhur ngjarja)
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO