SHKODËR - Tre persona kanë mbetur të plagosur rëndë ndërsa dy fëmijë të mitur janë jashtë rrezikut për jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin Shkoder- Lezhë mbremjen e djeshme, (15 gusht 2013) .
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 21:45 kur automjeti tip Benz kabriolet me targa SH 75 99 E e cila drejtohej nga një femër dhe brenda makinës ndodheshin edhe dy fëmijët e saj është përplasur me një automjet tjetër tip fiat me targa AA 465 CI i cili ndodhej në anën tjetër të rrugës.
Përplasja ka qënë mjaft e fuqishme sa mjeti tip Benz pas disa minutash nga përplasja ka shpërthyer në erë.
Fatmirësisht ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë ka bërë që drejtuesja e mjetit I. Rraboshta së bashku me dy fëmijët e saj të nxirreshin menjeherë nga automjeti dhe në këtë mënyrë është shmangur një tragjedi e mundshme.
Nga ana tjetër edhe në automjetin tip Fiat kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer.
Të dëmtuarit janë dërguar menjeherë në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës ku drejtuesja e Benzit Rraboshta ndodhet në gjendje te rëndë ndërsa fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.
Në gjendje te rëndë janë edhe drejtuesi i Fiatit së bashku me pasagjerin.
Sipas uniformave blu shkak i aksidentit ka qënë humbja e kontrollit të automjetit tip Benz i cili vinte nga Shkodra dhe për pasojë është përplasur me Fiatin dhe pas disa minutash ka shpërthyer.
Rritja e numrit të automjeteve ka rritur numrin e aksidentëve në rrugët e qarkut Shkoder. Vetëm pak ditë më parë në këtë aks humbën jetën dy përsona si pasojë e një përplasjeje në mes një autoveture dhe një kamioni.

(Në foto: Benz-i ku gjendej nëna me 2 fëmijë, e cila pas përplasjes ka shpërthyer dhe është djegur).

(Në foto: Fiat-i i dëmtuar rëndë nga përplasja me Benz-in)
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com