Të shtënat me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të marte qytetin e Shkodrës.

Sipas policisë, një përplasje me armë ka ndodhur mes disa personave në lagjen "Ahmet Haxhija",në vendin e quajtur "Alla kryq", ku për pasojë është plagosur një i ri.  

Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur është Elfat Salihi, 20-vjeç. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit rajonal të Shkodrës. 

Në vendngjarje u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja armë zjarri tip pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Policia ka ngritur disa pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autoritve të dyshuar. 

shkoder
plagosje Elfat Salihi
(Vendi ku ka ndodhur ngjarja)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com