Një person ka mbetur i plagosur në qendër të qytetit të Shkodrës ndërsa është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Ngjarja  e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës pranë vendit të quajtur “Dollari” ngjitur me selinë e Partisë Demokratike.

Lulzim Lelckaj, u qëllua me dy plumba dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë. Kanë qenë kalimtarët e rastit të cilët pasi kanë dëgjuar të shtënat i kanë ardhur në ndihmë 35- vjeçarit si dhe kanë lajmëruar policinë.

Lelckaj është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodres ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor ku edhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në cilësinë e provave materiale uniformat blu kanë sekuestruar dy gëzhoja plumbash pistoletë TT, si dhe kanë kërkuar nga bizneset përreth filmimet e kamerave të sigurisë për të identifikuar filmimet e momentit të plagosjes se 35- vjeçarit.

Nuk dihet autori i kësaj ngjarjeje ndërsa dyshohet se është  ndihmuar edhe nga të tjerë persona për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, pas kryerjes së krimit. Dyshohet se krimi mund të ketë ndodhur për larje hesapesh. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)