Shkodër/ Plagosi dy vëllezërit pas sherrit për tokën, arrestohet autori

Shkodër/ Plagosi dy vëllezërit pas sherrit për tokën, arrestohet autori

Foto nga vendi i ngjarjes

Xhevahir Fikaj, 47 vjeçari i cili dyshohet se është autori i plagosjes së dy vëllezërve ditën e djeshme në fshatin Mes, është arrestuar mëngjesin e sotëm nga Policia.

Ngjarja u regjistrua paradite e djeshme, ku të plagosur mbetën Lad dhe Ilir Gruda, 34 dhe 41 vjeç, pas konfliktit për çështje pronësie me 47-vjeçarin. Pas sherrit për një tokën bujqësore, Xhevahi Fikaj ka plagosur me sende të forta Lad Grudën dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri vëllain e të lënduarit, Igli Grudën, 41 vjeç. Të dy vëllezërit janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti nisi për një tokë bujqësore të cilën Fikaj e kishte blerë më herët një personi, ndërsa vëllezërit kanë vendosur kufijtë e tyre në tokën që ishte e tij. Duke pretenduar se ishte e tyre dhe jo e personit që ja ka shitur Xhevahir Fikajt edhe pse ky i fundit dispononte dokumentet e tokës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4K pas restaurimit