Sasi të konsiderueshme kanabisi të mbjellë në parcela vijojnë të zbulohen nga Policia e Shtetit në aksionin e nisur prej një viti më parë për asgjësimin e çdo rrënje të lëndës narkotike.
Në Vlorë, policia zbuloi dhe asgjësoi me djegie 7 parcela me 3978 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa të mbjellë mes shkurreve të pyllit në fshatin Brashaj. Lartësia e kanabisit varionte nga 30 deri në 150 centimetra. Sipërfaqja e tokës është pa pronar ndaj policia po punon për të zbuluar personin që i ka mbjellë bimët e kanabisit.
Në Shkodër, një 63-vjeçar u arrestua në afërsi të një parcele me drogë në fshatin Kron i Madh. Policia dyshon se Ded Plepi është personi që ka kultivuar kanabisin në 5 parcelat me 496 rrënjë bimë narkotike të zbuluar në këtë fshat.
Në Sarandë policia shpalli në kërkim Besmir dhe Erjon Sulo, 27 dhe 31 vjeç pasi në banesën e tyre në fshatin Ninat u gjetën 3.23 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Ata akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje pasi në shtëpi kishin nj armë gjahu ruse.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com