SHKODER - Një 35 vjeçare ka mbërritur e plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në spitalin rajonal të Shkodrës. Mire Pylla nga Laçi i Vaut të Dejës ka qenë në banesën e saj ku është goditur nga një plumb qorr. Familjarët pasi kanë parë 35 vjeçaren të rrëzuar përtokë dhe me gjak, kanë shpejtuar ta dërgojnë në spitalin e Shkodrës.
Ajo është futur me urgjencë në sallën e operacionit duke i hequr plumbin që e kishte prekur në pjesën e kraharorit.
Sipas bluzave të bardha ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia e njoftuar për ngjarjen ka nisur menjëherë hetimet. Fillimisht është dyshuar për konflikt brenda familjes, por pas marrjes në pyetje të të afërmve dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes, blutë e Shkodrës kanë arritur në përfundimin se ka qenë plumbi qorr që e ka goditur.
Për policinë mbetet e vështirë gjetja e trajektores nga ka ardhur goditja, ndërsa prova e vetme hetimore është plumbi i hequr nga trupi i të plagosurës.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com