SHKODËR- Katër të rinj janë vënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi janë kapur duke transportuar 900 fidanë kanabis me qëllim kultivimin e tyre.
Policia fillimisht vuri në pranga 24-vjeçarin N.N, i cili po drejtonte një furgon, ku u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë kanabisi.
Më pas u arrestuar tre të rinjtë e tjerë, vëllai i 24-vjeçarit N.N, 26 vjeç, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit S.L., 21 vjeç dhe I.L., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.
Ata u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me makinë, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.
'Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Qarkullimit Rrugor dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Shkodër, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit N.N., 24 vjeç dhe N.N., 26 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Postribë, si dhe shtetasit S.L., 21 vjeç dhe I.L., 30 vjeç, vëllezër, të dy banues në Shkodër.
Në furgonin që drejtonte 24-vjeçari u gjetën rreth 900 kubikë dhe vazo me fidanë cannabisi, të cilat po transportoheshin me qëllim kultivimin. 3 shtetasit e tjerë u kapën në flagrancë, teksa monitoronin me automjet, aksin rrugor ku kalonte furgoni, për të shmangur shërbimet e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.
M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
29%
-
Pak
41.4%
-
Aspak
29.6%
Vota total: 321
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në Shkodër - Muriqan, 17 vjeçari me motor përplaset me makinë, dërgohet në spital
26 Korrik, 18:18
-
Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona
26 Korrik, 15:52
-
Shkodër/ Përplasen 2 mjete me njëra-tjetrën! Plagoset 7-vjeçari
26 Korrik, 11:47
-
Arrestohet hajduti i banesave në Shkodër, vodhi 1 shtëpi dhe tentoi 3 të tjera në qershor
26 Korrik, 08:31
-
SPAK e SHBA godasin grupin kriminal që kalonin qytetarë me dokumente false nga Hani i Hotit për në Amerikë e Kanada! Në burg organizatori, 4 arrest shtëpie, mes tyre 2 policë
23 Korrik, 16:25
-
Operacioni ‘Territor i pastër’ në Shkodër, asgjësohen mbi 10 mijë bimë kanabisi! Kontrolle edhe me helikopter
23 Korrik, 15:18
-
PD dhe shoqëria civile protestë kundër ‘Rozafa Tower’ në Shkodër: Kulla s'asht Cool
22 Korrik, 21:50
-
Në jet ski me dy vajzat e mitura në liqenin Vau i Dejës, Babai humb kontrollin e përplaset me shkëmbin, të 3 në spital
21 Korrik, 18:05
-
Aksident në aksin Rrjoll-Shkodër, automjetet përplasen! Dy pasagjere dërgohen në spital
21 Korrik, 17:09
-
Mrekulli e natyrës, Rragami në Shkodër ‘thith’ turistët! Të huajt: Fantastike! Udhëtim me varka drejt Komanit e lumit të Shalës
20 Korrik, 19:36
-
SPECIALE/ Blini i Gurit t’Lekës, Tajlanda shqiptare! Malet e larta, ujëra të kristaltë, trofta lumi, Zipline dhe legjendat që i zbulon në Luginën e Shalës
20 Korrik, 13:07
-
Elektrizohet Kalaja e Rozafës! Za Fest rizgjon kulturën në Shkodër
20 Korrik, 12:37