Shkodër, prej 10 ditësh burri nuk përgjigjej në telefon, gruaja vjen nga Italia, e gjen të vdekur

Shkodër, prej 10 ditësh burri nuk përgjigjej në telefon, gruaja vjen nga Italia, e gjen të vdekur

Zona ku u gjet trupi i viktimës dhe forcat e policisë

SHKODËR-Një person është gjetur i pajetë në banesë. Viktima është 60-vjeçari Pashko Pojata. Gruaja e tij kishte 10 ditë që ishte tek djali në Itali dhe nuk kishte arritur që të komunikonte me burrin në telefon.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja raporton se bashkëshortja e tij ka ardhur nga Italia sepse burri nuk i përgjigjej në telefon dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.

Pasi kanë shpërthyer derën me forcë, kryefamiljari Pashko Pojata 60 vjeç është gjetur i vdekur. Policia ka nisur hetimet për shkaqet e vdekjes së të moshuarit. Nga të dhënat e para dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rama për protestën para takimit në Londër: Kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin! Të nxitur nga të verbërit në Tiranë

Rama për protestën para takimit në Londër: Kishin marrë me vete librin e shtëpisë tonë e bërtisnin! Të nxitur nga të verbërit në Tiranë