Shkodër/ Prej vitesh jashtë funksionit, kryebashkiaku Beci ndjek nga afër rikonstruksionin e kolektorit! Zgjidh situatën e përmbytjeve në qendër (VIDEO)

Shkodër- Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet që po kryhen në qendër të qytetit, për rikonstruksionin e kolektorit, i cili rezultonte prej vitesh i dalë jashtë funksionit dhe i palidhur me pjesën tjetër. 

Kryebashkiaku Benet Beci është njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve nga inxhinierët e Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve.

Në intervistën e dhënë për mediat, kryetari i Bashkisë Benet Beci u ndal edhe tek domosdoshmëria e kësaj ndërhyrjeje, e cila zgjidh përmbytjen që shkaktohej në qendër të qytetit dhe pranë pedonales “Kolë Idromeno”.

Gjithashtu, pas përfundimit të ndërhyrjes nëntokësore, i gjithë sheshi do të riasfaltohet.

Problematika e kolektorëve në qytetin e Shkodrës po nxjerr në pah çdo ditë, problemet e mbartura, por edhe mungesën e ndërhyrjeve në këto pika të rëndësishme për kullimin dhe largimin e ujërave të shiut nga rrugët e Shkodrës. 

Bashkia Shkodër, pas kolektorit të Draçinit ka ndërhyrë edhe në dy zona të tjera të qytetit, për sistemimin e tyre, duke zgjidhur një nga problemet disavjeçare të Shkodrës, atë të përmbytjes së rrugëve sa herë kishte reshje intensive shiu.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkoder: 31/01/2025 12:40

    Propagande!!!

    Përgjigju
    • gjergji: 31/01/2025 15:29

      Bravo B.Beci.Komenti mesiperme e don Shkodren si Venecia ku Sala me Jozin te shetisin me gondola neper Shkoder.Shyqyr qe Shkodra ka votu per B.Becin e ku duket kjartazi puna e mire e tij e qe Shkodra tashma asht zgju nga komo 30 vjecare.E shkreta Shkoder ku kishte arrit,kur ajo drejtohej nga kryebashkiak BERISHIAN.

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Kristjan Asllani në ‘listën e zezë’, pesë futbollistët që Interi kërkon të largojë

Kristjan Asllani në ‘listën e zezë’, pesë futbollistët që Interi kërkon të largojë