SHKODËR, 8 Korrik/ATSH-Gaspër Marku/- Përmes një aktiviteti të orgamizuar sot në mjediset e Qëndrës së Informimit të Bashkimit Europian në Shkodër, drejtues të kësaj qëndre prezantuan para publikut shkodran prioritetet e Presidencës Italiane. Drejtuesja e kësaj qëndre, Shehiada Piraniqi, prezantoi disa nga priotitetet e Presidencës Italiane. Sipas saj, qëllimi i këtij takimi është njohja nga ana e publikut me prioritetet e kësaj presidence, si dhe mundësitë që komuniteti duhet t'i shfrytëzojë gjatë periudhës në vazhdim.Punësimi, flukset e migrimit, Expo 2015, të ushqyerit e planetit, energji për jetën, tregu i vetëm dixhital, politika e jashtme, shërbimet financiare etj, ishin disa nga pikat ku ajo u ndal. Duke folur për flukset e migrimit, Piraniqi tha se, "Italia dëshiron të krijojë një politikë të mirëfilltë të përbashkët evropiane të migrimit që do të krijonte një "shpërndarje ngarkese" të drejtë ndërmjet vendeve më të ekspozuara ndaj presioneve të migrimit dhe shteteve të tjera anëtare të BE-së.""Ne presim që Italia të përqëndrohet në rritjen e politikës së përbashkët të jashtme dhe sigurisë të BE-së dhe politikës së sigurisë së përbashkët dhe mbrojtjes", tha ajo. Ndërsa për shërbimet financiare, ajo shtoi se Italia mund të presë diskutimet mbi rregulloren "Benchmark", rishikimin e institucioneve për direktivat e provizioneve të daljes në pension, direktivat e të drejtave të aksionerëve etj.I konceptuar në formën e një bashkëbisedimi, takimi ka vijuar me diskutimet e vetë pjesmarrëse, të cilët nuk kanë nguruar të përcjellin edhe pyetje rreth këtij procesi. Ndërkohë, me shumë interes është ndjekur përmes vidio projektorit edhe fjala e presidentit të Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso. /a.ke/
/Shqiptarja.com












