Shkodër, privatizohet Shtëpia e
Oficerëve, 25 familje pa strehë

Shkodër, privatizohet Shtëpia e<br />Oficerëve, 25 familje pa strehë
SHKODER- Plot 25 familje rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve, pasi Shtëpia e Oficerëve në Shkodër ku ata kanë jetuar deri më tani, është shitur nga shteti, duke u dhënë për privatizim.
 
Ushtarakët të cilët janë qira-pagues të rregullt dhe kanë hyrë me urdhër bllokimi nga vetë shteti, shprehen se pas shumë viteve pune në ushtri, ata po lihen në qiell të hapur pa iu dhënë asnjë mundësi alternativë strehimi.
 
Sipas banorëve, ministria e Brendshme i ka shitur godinën e Shtëpisë së Oficerave në Shkodër, ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha, i cili i kontaktuar me telefon nga “A1 Report” thotë se “blerja e godinës është konform ligjit”.
 
Ata kërcënojnë me masa ekstreme, nëse detyrohen forcërisht të lënë banesat.
 
Vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare, përkatësisht me datë 21 Qershor është firmosur për privatizimin e kësaj prone, e cila ka qenë shtetërore. Nga ana tjetër 25 familjet e ushtarakëve pas shumë viteve kontribut shpërfillen në mënyrë të turpshme duke mbetur pa banesa.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator