Policia e Shkodrës ka ndaluar 6 shofere autmojetesh 6+1, pasi kryenin pa dokumentet  përkatës linjën Shkodër-Tiranë.

Burime nga Policia e qytetit verilindor bëjnë të ditur se të ndaluarit janë Muharrem D., vjeç 60, banues në Tiranë, Refik D., vjeç 62, banues në Shkodër, Pashko T., vjeç 53., banues në Shkodër, Aleks N., vjeç 32, banues në Shkodër, Fatmir T., vjeç 64, banues në Shkodër.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Qarkullimit  Rrugor dhe Sektori i Krimit Ekonomiko- Financiar në aksin rrugor Shkodër - Lezhë, ka rezultuar se këta shtetas me automjetet e tyre 6 + 1, kryenin transport udhëtarësh në linjën Tiranë - Shkodër pa dokumentacionin përkatës. /ATSH/