Shkodër, prodhonte vezë në pularinë e paregjistruar, në pranga 55-vjeçari! Drejtori i AKU-së pasi u shpall në kërkim paraqitet në polici: Inkurajoj çdo hetim

SHKODËR- Viktor Gjini, 55-vjeç ka rënë në pranga të policisë së Shkodrës pasi prodhonte dhe shiste vezë të pakontrolluara nën emërtimet e markave të tjera.

Ndërkohë në polici është shoqëruar edhe drejtori i AKU në Shkodër, Gjergj Sokoli i cili më pas është lënë i lirë. Nën hetim është vënë Inspektori i Mjedisit, Arben Broja, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe nuk ka evidentuar aktivitetin e paligjshme të 55-vjeçarit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Bërdicë e Sipërme”, është konstatuar aktiviteti tregtar (pulari), në pronësi të këtij Viktor Gjinit, i paregjistruar në organet tatimore. Gjithashtu, u evidentua se 55-vjeçari prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera, produkte ushqimore (vezë) të pakontrolluara.

Viktor Gjini, 55-vjeç, banues në fshatin Bërdicë, Shkodër, u arrestua për veprat penale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.

Në një deklaratë për mediat kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
U shpall në kërkim, drejtori i AKU-së në Shkodër paraqitet vet në polici: Inkurajoj çdo hetim, të zbatohet ligji

Në një deklaratë për mediat kreu i AKU-së në Shkodër, Gjekë Sokoli, tha se inkurajon çdo hetim, ndërsa ka kërkuar zbatimin e ligjit. Ai tha se në polici është paraqitur vetë dhe se nuk i shmanget asnjëherë ligjit dhe organeve ligjzbatuese.

‘Jam informuar se jam në kërkim nga policia. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës. Jam paraqitur në polici që mëngjesin e kësaj të martë ku kam dhënë të gjitha sqarimet e nevojshme. Nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. U bëj më dije se kemi zhvilluar një monitorim në kuadër të Gripit të Shpendëve dhe rezultoi se nuk ka NIPT aktiv. Inkurajoj strukturat të kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale.’- u shpreh Sokoli.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Halim Xhelo: 23/08/2022 14:45

    Veze eshte mire se pula e ben po hajdeni ne vlore ngkitur me Shkollen Halim Xhelo ish ambientet e parkut te mallrave prodhohet sallam dhe proshuta me mish qeni e dine AKU Tatime Mjedisi te gjithe vine marin rrogen mujore dhe njerzit po vdesin nga 50 vjec

    Përgjigju
  • Anonim: 23/08/2022 14:43

    Ky eshte drejtori me i ndershem qe shkodra ka pasur ndonjehere dhe nuk esht arrestuar . Mos genjeni dhe hidhni balte mbi njerezit qe ka nevoje ky vend .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë