Ngjan si një skenë filmash ajo që ka ndodhur në zonën ku ndahet Shkodra me Lëzhën, ku persona ende të paidentifikuar të cilë po lëviznin me një makinë Audi kanë qëlluar në drejtim të një mjeti tjetër në lëvizje, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare pranë Policisë së Shkodrës.
Sipas saj ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30', në rrugën nacionale në afërsi të kufirit ndarës Shkodër - Lezhë.
Burimet thane se, nga persona të paidentifikuar të cilët kanë qenë duke lëvizur me një mjet tip Audi me ngjyrë të zezë , kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip Benz ngjyrë te bardhë i cili drejtohej nga shtetasi K.P vjeç 40, banues ne M.Madhe, dhe pasagjeri shtetasi N. R vjeç 46, banues në M.Madhe.
Dëmtime në njerëz nuk ka. Po punohet për zbulimin e kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë për vepren penale "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municioneve" e "Kanosje".
ATSH
/Shqiptarja.com