Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen “Salo Halili”, Shkodër ku një 38-vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Viktima identifikuar si Arvjo Fishta dikur ish-trajner portierësh ishte duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti.
38-vjeçari ishte babai i dy fëmijëve dhe njihej si një djalë shembullor e i respektuar në qytetin e Shkodrës.
“Rreth orës 10:25, në lagjen “Salo Halili”, shtetasi A. F., 38 vjeç, (punonjës i një kompanie interneti), dyshohet se duke punuar në një shtyllë elektrike për riparimin e një kablli interneti, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe si pasojë, ka humbur jetën”, njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komente





