Një 60-vjeçare është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse në qytetin e Shkodrës, ndërsa ka mbetur e asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e tretë të një pallati në lagjen “Xhabije”.
Vera Huti, ka lajmeruar zjarrëfikeset pasi nuk ka mundur që të dalë nga banesa e saj në momentin që ka nuhatur se e gjithë banesa ishte mbushur me gaz.
60-vjeçarja ka qënë e vetme në banesë në momentin që ka dalluar rrjedhjen e gazit. Me të mbërritur në vendngjarje zjarrëfikësit kanë kërkuar edhe ndihmën e forcave të ndërhyrjes së shpejtë si dhe një automjet të OSHEE- së me kosh për të bërë të mundur nxjerrjen e të moshuarës.
Forcat e zjarrëfikses janë future nga ballkoni në banesë ndërsa kanë gjetur trupin e të moshuares në gjendje të fikti sipasojë e asfiksimit. Pasi është nxjerrë nga banesa 60-vjecarja është dërguar në urgjencën e spitalit rajonal ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
(o.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO