SHKODËR- Një grup i strukturual kriminal i cili merrej me trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Malit të Zi është shkatërruar ditën e sotme, ku në pranga kanë rënë 5 anëtarë të tij.
Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja bën me dije se janë arrestuar Zef Kola, Genc Mecaj, Kristjan Melaj, Elvis Hysaj dhe Xhusepe Delaj si dhe është sekuestruar një sasi prej 205 kg marijuanë. Mësohet se ky grup kryente organizimin, financimin, transportin dhe trafikimin marijuanës nga qyteti i Koplikut në drejtim të Malit të Zi dhe më gjerë dhe secili prej anëtarëve kishte një rol të rëndësishëm. S
asia e drogës që u sekuestrua po transportohej drejt Malit të Zi nga Zef Kola, që ishte dhe koka e kësaj bande në bashkëpunim me Genc Mecaj. Në përfundim të operacionit u sekuestruan 205 kg lëndë narkotike, 5 automjete që përdoreshin për transportin e drogës dhe 5 telefona celularë.
•Zef Kola 53 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë në Mal të Zi për trafik narkotikësh. (kryetar i grupit të strukturuar kriminal);
•Genc Mecaj, 31 vjeç, banues në Malësi të Madhe, i dënuar më parë për veprën penale “Dhënia e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”. (bashkëpuntori kryesor i kryetarit të grupit);
•Kristjan Melaj, 28 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar);
•Elvis Hysaj, 29 vjeç, banues në Malësi e Madhe (anëtar);
•Xhusepe Delaj, 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe (anëtar).
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.2%
-
Të gabuar
3.6%
-
S'më intereson
10.3%
Vota total: 673
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident në aksin Rrjoll-Shkodër, automjetet përplasen! Dy pasagjere dërgohen në spital
21 Korrik, 17:09
-
Mrekulli e natyrës, Rragami në Shkodër ‘thith’ turistët! Të huajt: Fantastike! Udhëtim me varka drejt Komanit e lumit të Shalës
20 Korrik, 19:36
-
SPECIALE/ Blini i Gurit t’Lekës, Tajlanda shqiptare! Malet e larta, ujëra të kristaltë, trofta lumi, Zipline dhe legjendat që i zbulon në Luginën e Shalës
20 Korrik, 13:07
-
Elektrizohet Kalaja e Rozafës! Za Fest rizgjon kulturën në Shkodër
20 Korrik, 12:37
-
Velipojë/ Rrezikoi jetën e pushuesve me Jet Ski në plazh, gjobitet me 1 milion lekë të vjetra i riu
20 Korrik, 10:58
-
Nisi në Shkodër edicioni i 8 i “Za Fest”, hyrja falas në Kalanë e Rozafës
19 Korrik, 17:02
-
U kapën me 246 kg kanabis në Shkodër, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 11 të arrestuarit
19 Korrik, 15:29
-
Eliminimi dhe humbja turpëruese, Thomas Brdaric: Ju kërkoj falje të gjithëve, është e dhimbshme
19 Korrik, 11:47
-
Ndërtimi i Rozafa Tower, reagon dega e PD Shkodër: Projekt shkatërrues! S'është shqyrtuar nga ekspertët
19 Korrik, 09:48
-
Mbytet 77- vjeçari, gjendet trupi i pajetë në liqenin e Komanit
19 Korrik, 09:20
-
Humbja në 'Loro Boriçi', policia e Shkodrës shoqëron tifozët e Vllaznisë në komisariat
19 Korrik, 09:12
-
'Humor' shkodran, Vllaznia turpërohet 0-4 në ‘Loro Boriçi’ nga Valur! Shkodranët i thonë lamtumirë Conference League
18 Korrik, 22:23
Kristjan Melaj esht i pafajshem
PërgjigjuZef Prekalori te erdh dita te lash hesapet me ligjin!!!
Përgjigju